Chiellini akuzon Jordi Albën: “Gënjeshtar…”

0
87

Pas suksesit të Italisë ndaj “La Roja”-s në gjysmëfinalen e “Euro 2020”, Spanja vazhdon të diskutojë për atë që debatuan Jordi Alba dhe Giorgio Chiellini në rastin e shortit, se në cilën portë do të goditeshin penalltitë.

Të dy kapitenët u gjetën në qendër të fushës me gjyqtarin gjerman Felix Brych për të hedhur shortin. Arbitri hodhi monedhën, e cila më pas ra në tokë. Jordi Alba gabimisht besoi se ai kishte fituar shortin dhe do të goditeshin penalltitë tek ana e tifozëve spanjolë, me Chiellini që filloi të qeshte dhe ta godiste atë lehtë dhe me shaka në fytyrë.

Mbrojtësi spanjol pretendoi se monedha i dha të drejtë atij. “Gënjeshtra”, ose “gënjeshtar” ishte reagimi me shaka i mbrojtësit të Juventusit.

Më pas Brych i angazhoi kapitenët të zgjidhnin përmes monedhës rendin e gjuajtësve të penalltive. Jordi Alba zgjodhi njërën dhe Chiellini tjetrën. Arbitri hodhi monedhën dhe kapiteni i Italisë fitoi shortin.

Në atë moment, Chiellini, me një buzëqeshje në fytyrë, përqafoi Jordi Alba dhe e ngriti atë hopa.

Pastaj seria e penalltive më në fund filloi, me pritjen vendimtare të Gianluigi Donnarumma ndaj Alvaro Morata. Penalltia e fundit u kthyer në gol nga Jorginho, i cili i dha Italisë finalen e “Wembley”, të planifikuar për të dielën në mbrëmje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here