Çdo fjalë që themi, pasqyron karakterin tonë

0
132

business team - conversation

Çdo fjalë e thënë edhe në bisedën më të thjeshtë pasqyron karakterin e njeriut. Personat paranojakë në fillim refuzojnë ndjenjat, gjendjen e tyre negative dhe më pas ia pasqyrojnë të tjerëve. Pasqyrimi është vetëm një nga mekanizmat mbrojtës të psikologjisë së njeriut. Personi refuzon ndjenjat në personalitetin e tij, nuk i pranon dhe pasqyron tek personi përballë një person të shtirë dhe jo vetveten. Në vend që të kërkojë zgjidhjen tek vetja preferon të zgjidhë problemin duke akuzuar të tjerët. Sipas specialistëve, kërkimi i gabimeve tek personi përballë dhe jo tek vetvetja është qetësuese për personin në fjalë. Ata pohojnë se sëmundja e fiksimit ka dy faza themelore. E para është refuzimi i çdo ndjenje apo situate negative tek vetja dhe mospranimi; e dyta është pasqyrimi i kësaj gjendjeje tek të tjerët. Karaktere të tilla përdorin dy mekanizma mbrojtëse. Në fillim mohon atë që ndodhet tek vetja dhe më pas e pasqyron tek të tjerët. Gjatë kohës së pasqyrimit vihet re nevoja që personi ndjen për armikun. Paranojë do të thotë të ndjesh nevojën e armikut. Për këtë arsye prodhon armiq imagjinarë. Në gjuhën e shkencës, personi përpiqet të gjejë një shoqëri të rreme (pseudo-community) mbi të cilën vazhdimisht hedh shpifje e akuza të pavërteta. Fjala e nxjerrë nga goja e njeriut është sikur aroma. Kur nxjerr një fjalë të mirë mban erë të mirë, kur nxjerr një fjalë të shëmtuar, kur ofendon të tjerët, nxjerr dhe papastërtitë që mbart brenda vetes. Dhe kjo i sjell një erë të pakëndshme njeriut, shkruan “Start”. Çfarëdo fjale të thotë njeriu, ia thotë vetes së tij. Prandaj si ai që lavdëron shumë ashtu dhe ai që ofendon shumë pasqyron veten e tij. Njerëzit xhelozë reflektojnë, pasqyrojnë më shumë se të tjerët.

 

Sëmundja e zemrës kalon nga babai te djali

Meshkujt me një variant të veçantë në kromozomet e tyre Y kishin një rrezik në rritje prej 50% të sëmundjes së arterieve koronare (CAD) krahasuar me meshkujt pa këtë variant, sugjeroi një studim në Britani. Rreziku ndodh në mënyrë të pavarur nga faktorët e tjerë rrezikues kardiovaskularë, duke përfshirë presionin e lartë të gjakut, kolesterolin, moshën, indeksin e masës trupore, diabetin, duhanin, konsumin e alkoolit, statusin social-ekonomik ose qarkullimin e proteinave C-reaktive – që shkaktonin inflamacionin. Kjo sugjeron se meshkujt me këtë variant kanë një rrezik të lartë të sëmundjes së arteries koronare, në krahasim me faktorët e tjerë të rrezikut. Të dhënat e mëtejshme treguan se efekti mbi rrezikun e sëmundjes së arteries koronare ka më shumë gjasa që të ndërmjetësohet përmes përgjigjes imune. Në një koment, dr. Virginia Miller e Klinikës Mayo shkroi se “do të ishte interesante për të ekzaminuar rrezikun individual të meshkujve të sëmundjes së arterieve koronare, sikundër duke realizuar pyetjet: A ka patur mamaja një atak zemre përpara moshës 60-vjeçare? A ka pasur babai atak zemre përpara moshës 60 vjeçare? Të dyja sekset kanë rëndësi në trashëgiminë e sëmundjes së arterieve koronare”, – përfundoi ajo.

 

Kur duhet të mbani syze?

Për të parë diçka në mënyrë të qartë, drita nga objekti që po shohim duhet të fokusohet në retinën në fund të syrit. Fokusimi bëhet nga ndryshimi i lenteve në sy, ashtu siç duhet të rregullohen (fiksohen) për të pare objektet e afërta dhe të largëta. Një sy normal i relaksuar i fokuson në mënyrë natyrale objektet shumë të largëta. Kur ne shohim diçka nga afër, muskujt e veçantë ndryshojnë formën e lenteve të cilat janë mjaft fleksibël, në mënyrë që imazhi të fokusohet sërish në retinë. Ky ndryshim në formën e lenteve quhet akomodim. Ndërsa plakemi lentet tona humbasin fleksibilitetin dhe aftësinë e tyre për t’u akomoduar. Fokusimi në objekte të afërta bëhet gjithnjë e më i vështirë. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz me sy “normalë” do të kenë nevojë për syze leximi pas moshës 40-vjeçare. Ky është procesi natyral i quajtur presbiopia (largpamje).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency