Spanja në ankth, Pablo Sarabia rrezikon ndeshjen me Italinë

0
116

Italia dhe Spanja po përgatiten për gjysmëfinalen e ditës së martë. Dy kombëtaret do të ndeshen në “Wembley” (6 korrik, 21:00) me synimin për të kaluar në finalen e Euro 2020.

Një titullar iberik shqetëson trajnerin Luis Enrique dhe është në dyshim për sfidën ndaj skuadrës së Roberto Mancinit.

Ai është Pablo Sarabia, autori i dy golave deri tani.

Lojtari i PSG-së pësoi një dëmtim në ndeshjen me Zvicrën. Kontrollet mjekësore konfirmua një kontraktim të aduktorit të djathtë.

Mediat spanjolle janë pesimiste në lidhje me shanset që ka 29-vjeçari për t’u rikuperuar në kohë rekord dhe për të qenë gati për duelin ndaj Italisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here