5-vjeçari denoncon në polici babain: Arrestojeni, shkeli ligjin

0
149

Një vogëlush pesëvjeçar në Vircburg ka lajmëruar policinë dhe e ka njoftuar se babai i tij ka kaluar dy herë me dritë të kuqe në semafor.

Djaloshi i ra numrit  të policisë në mënyrë që të ankohet për babën e tij. Mbrojtësit e rendit menjëherë e kanë marrë numrin nga i cili është dërguar thirrja. Fillimisht, babai i kishte kërkuar falje policëve duke i thënë se i kishin rënë gabimisht numrit.

Por, me kërkesë të policisë ai ia ka dhënë telefonin djalit. Më pas djali pesë vjeç, me një ton kritik, i ka rrëfyer policisë se babai i tij ka kaluar me makinë dy herë me dritë të kuqe në semafor dhe se për këtë policia duhet ta arrestojë.

Gjatë bisedës me vogëlushin policia mezi arriti ta bindë se nuk është e nevojshme që të vjen patrulla e policisë për ta arrestuar babin e tij, siç ka insistuar djaloshi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here