Video/ Brazili vuan dhe me 10 lojtarë arrin gjysmëfinalen e Copa Americas

0
109

Një betejë e vërtetë dhe luftë nervash ishte çerekfinalja e Copa Americas mes Brazilit dhe Kilit. Dueli u vendos nga një gol i Paqueta por pati shumë episode siç ishte edhe kartoni i kuq i Gabriel Jesus për një ndërhyrje horror.

Për një pjesë të tërë ekipi i Tite luajti me 10 lojtarë ku gjithsesi pati mundësi shënimi me Neymar ndërsa Kili dominoi plotësisht 45 minutat e dyta dhe Ederson rezultoi më i miri në fushë në fund të takimit.

Përmbledhja e ndeshjes.

Gjithsesi, Brazili siguroi një vend në gjysmëfinale ku përballë do të ketë Perunë, një surprizë.
Këta të fundit eliminuan Paraguain në një duel jashtëzakonishr emocionues me rezultat piroteknik 3-3 dhe që u barazua në sekondat e fundit. Kualifikimi i Perusë u vendos me penallti ku arriti të fitonte 4-3.

Përmbledhja e ndeshjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here