Petrit Vasili: Gjykata Kushtetuese t’u thotë “Jo” të prerë diplomatëve kushdo që janë!

0
100

Nga Petrit Vasili

Gjykata Kushtetuese t’u thotë Jo të prerë diplomatëve kushdo që janë!
Gjykata Kushtetuese ka një Kushtetutë të Republikës së Shqipërisë, të shkruar e zeza mbi të bardhë, që i del dhe i tepron, që të marrë vendime të drejta.
Kushtetuta i garanton Gjykatës Kushtetuese pavarësi të plotë në vendimmarrje dhe në shqyrtimin e çështjeve, që i shtrohen përpara.
Gjykata Kushtetuese nuk ka asnjë varësi as nga partitë politike dhe arsyeja e ekzistencës se saj është që të vigjëlojë mbi kushtutshmërinë e vendimeve, që qeverisja qendrore dhe lokale marrin pavarësisht nga ngjyra e partisë, që i drejton.
Asnje Gjyqtar nuk është kurrsesi i partisë dhe ka yll polar vetëm Kushtetuten dhe asnjë program apo statut partie.
Por ndërhyrja e vazhdueshme dhe e paligjshme e diplomatëve të huaj në Gjykatën Kushteuese është veprimi më skandaloz, që mund të kryhet.
Çdo prani e diplomatëve të huaj në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë është e dënueshme dhe e dëmshme.
Reforma në Drejtësi i garanton Gjykatës Kushtetuese pavarësinë e plotë të saj dhe nuk lejon asnjë hapësirë për ndërhyrje nga kërrkush dhe aq me pak nga diplomatë të huaj, që nuk gezojnë as të drejtën më minimale as juridike dhe të asnjë forme tjetër, që të komunikojnë më këtë institucion madhor të sistemit gjyqësor shqiptar.
Edhe komunikimi i diplomatëve të huaj me gjoja shkakun e informimit mbi zbatimin e Reformës në Drejtësi është i pavërtetë dhe fals.
Rruga e zbatimit të pavarur të Reformës është e shkruar qartë në Kushtetutë, ku nuk parashikohet as edhe një gërmë, ku të përshkruhet prania e diplomatëve apo shteteve të huaja në zbatimin e saj.
Asnjë ambasador shqiptar nëpër botë as guxon të mendoje e jo më të komunikojë me Gjykatën Kushtetuese të vendit ku ata shërbejnë.
Ndaj Gjykata Kushtetuese në respekt të Kushtetutes të refuzoje të tilla takime e komunikime, që vetëm hedhin hije të errta mbi integritetin e saj dhe të vendimeve që ajo merr.
Gjykata Kushtetuese është e shqiptarëve sot dhe në jetë të jetëve.
Nëpunesit diplomatikë kanë interes parësor dhe të patjetërsueshëm interesin e vendeve të tyre dhe të Kushtetutës se tyre e jo tonës, ndaj edhe do te vijnë e do te ikin pa fund ashtu siç ka ndodhur dhe do të ndodhë.
Gjykata Kushtetuese dhe gjyqtarët e saj janë shqiptarë dhe të Shqipërisë, ndaj dhe detyrimet juridike ,por edhe morale i kanë vetëm ndaj Kushtetutës dhe drejtësisë, që jepet në emer të saj dhe të popullit shqiptar.
Diplomatët e huaj, që me çdo shkak të sajuar komunikojnë në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë as nuk kanë guxuar të komunikojnë kurrë as me Gjykatat Kushtetuese të vendeve të tyre si mundet të komunikojnë me Gjykatën Kushtetuese të një shteti sovran si Shqipëria.
Ndaj Gjykata Kushteuese t’i thotë një Jo të madhe këtij komunikimi të dyshimtë dhe të tregojë integritetin e saj me vendimet, që do të marrë dhe jo me takimet më diplomatë.
Vetëm vendimet solide, të pavarura dhe të bazuara vetëm në Kushtetutë janë metri i vetëm i matjes së punës së saj dhe këtë presin shqiptarët nga ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here