Ish-ministri zbulon pacientin zero: Erdhi në 1998 nga Parisi, të gjithë u infektuam nga ky virus

0
204

Nga Ylli Manjani

Po, është shumë e vërtetë kjo që diskush ma solli ndërmend mend këtë fakt! (Për të mos nxitur konspiracion nuk po ja them emrin ?)

Pacienti zero ka ardhur në Shqipëri që në vitin 1998. Erdhi nga Parisi dhe e pranoi në trupin e saj, më së pari qeveria e Fatos Nanos. Pacienti zero u fut në qeveri si Ministër i Kulturës.

Infektoi qeverinë, administradën, partinë socialiste, partitë e tjera, bisnesin, shoqërinë civile, ambasadorë e misione e këdo që jetoi në këtë vend prej vitit 1998.

Si të gjitha viruset, edhe ky i ardhur nga Parisi ka receptorë mashtrues për sistemin imunitar dhe që e bën qelizën njerëzore ta pranojë, pa e ditur se infektohet dhe degjeneron.

Të gjithë u infektuam nga ky virus, me apo pa dashje. Disa e luftuan shpejt dhe u çliruan, disa të tjetë më ngadalë. Por ka ende shumë të infektuar prej virusit që sot shfaqet si mutacion, dmth si babai i të gjithëve ne. (MUTACION jo domosdoshmërisht vjen nga fjala MUT ?).

Vini re se ka ende shumë që nuk shkojnë të shohin baballarët e tyre të izuluar nëpër shtëpi, por i bëjnë LIKE atij, pacientit zero që infekton vazhdimisht trutë e njerëzve.??

Nuk luftohet kollaj ky virus, nëse të infektuarit prej pacientit zero janë shumë dhe, më keq akoma nuk pranojnë të shërohen!!

Ka disa të infektuar madje që thonë, po pse ta luftojmë këtë virus që na ngjiti Bosi? Nuk ka më të mirë se ai!!! Këta nuk rrinë dot pa u infektuar. Duan se sbën në virus të një Bosi…

Virusi i nështrimit, është dhe mbetet më i rrezikshmi dhe njëkohësisht më i vështiri për tu luftuar.

Është virus mashtrues që mbijeton në shumë situata. Është virus që e ndalon sistemin imunitar të shoqërisë dhe e vë atë nën sundimin e tij.

Të keqen e COVID. Ta hash për qef është, krahasuar me virusin e sunduesit. Në fakt mjeksia e përdor këtë metodë, pra të diversionit të sistemit imunitar në betejë ndaj virusve me njëri tjetrin…

Pa dyshim, pacienti zero i ardhur në Shqipëri i mbijetoi të gjitha reagimeve imunitare. Asnjë rregull, ligj, protokoll, moral e Kusjtetutë nuk e ndaloi dot. As kundërshtarët.

Të gjithë u infektuam prej tij. Pa dyshim të infektuarit prejt tij,me apo pa dashje i dhanë atij një dorë të mirë. Ka nga ata të infektuar me peshë, që edhe pasi shërohen, prap i japin dorën virusit….

Prandaj dhe sundon. Nuk e di sa gjatë, por shoqëria duhet pranojë që është e sëmurë dhe të shërohet prej tij. Ky është i vetmi kusht!

Shërimi nuk vjen duke izoluar populli veten, por duke izoluar pacientin zero.

Këtë mësim, në mos e paçim mësuar edhe në këtë pandemi, nuk kemi për ta mësuar më kurrë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here