Raporti i DASH për terrorizmin: Korrupsioni pengoi përpjekjet e zbatimit të ligjit në Shqipëri!

0
180

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për terrorizmin për vitin 2016. Në pjesën për Shqipërinë, raporti jep në përgjithësi një vlerësim pozitiv, por shënjestron korrupsionin dhe sistemin gjyqësor.

“Shqipëria ishte një mbështetëse e fortë e përpjekjeve kundër terrorizmit në 2016 dhe vazhdoi pjesëmarrjen e saj në Koalicionin Global për të mposhtur ISIS-in, duke bërë donacione të rëndësishme të armëve dhe municioneve”, thuhet në përmbledhjen e kapitullit për vendin tonë.

Në vlerësimin për “Legjislacioni, Zbatimin i Ligjit dhe Sigurinë Kufitare”, në raportohet lexohet:

“OPDAT, financuar nga Departamenti i Shtetit, vazhdoi të ofrojë mentorim, ndihmë dhe trajnim prokurorëve, zyrtarëve të zbatimit të ligjit, hetuesve financiarë, analistëve të inteligjencës dhe gjyqtarëve nga Shqipëria, Bosnja, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi, të cilët punojnë në luftimin e terroristëve të huaj dhe rastet e lidhura me terrorizmin përmes programit rajonal kundër terrorizmit të Ballkanit që ndodhet në Tiranë”.

“Korrupsioni i kombinuar me një sistem gjyqësor që funksionon dobët vazhdoi të pengonte përpjekjet e zbatimit të ligjit në Shqipëri në të gjitha nivelet”, thuhet në raport.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here