U shtua me një orë orari i darkës, por muzika në lokale nuk ndryshon

0
94

Megjithë lehtësimin e masave anticovid, orari i muzikës ne lokale nuk do të ndryshojë.

Zëvendës ministra e shëndetësisë Mira Rakacolli thotë se muzika është një motiv për  tu afruar më shumë me njëri tjetrin, ndaj dhe përbën rrezik për përhapjen e virusit.

“Problemi i muzikës është i tillë që muzika në vetvete të bën më të gëzueshëm, të bën më optimist, të afron, të kërcesh me njerëzit që janë aty afër. Kjo është mënyra se pse muzika influencon në shtimin e kontaktit  dhe në shtimin e mundësisë për ta marrë virusin. Aq më tepër që jemi në alert ne nuk mundet që të mendojmë për një shtim të orarit të muzikës për momentin,” tha Rakacolli.

Qytetarët duhet të vijojnë të jenë të kujdesshëm ndaj rrezikut të koronavirusit e sidomos ndaj variantit delta i cili po rrezikon botën.

Në Shqipëri ende nuk ka pasur raste të tilla, e sipas autoriteteve shëndetësore janë mjetet për identifikimin e këtij virusi .

“Që të jemi të sigurt për ta konfirmuar na duhet një konfirmim edhe nga laboratorët jashtë,” tha Rakacolli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here