Asgjë nuk e ndal hapin e kampionit, Mayweather i gatshëm për përballjen me McGregor

0
125

As pandemia dhe as fatkeqësitë familjare duket se nuk e lëkundin kampionin e boksit Floyd Mayweather per tu kthyer serish në ring.

Në një deklaratë për revistën Forbes ai u shpreh se është i gatshëm për një ndeshje kthimi me “ajkën” e MMA-së Connor McGregor që pritet të zhvillohet në Tokio por ende pa një datë zyrtare.

Për vitin 2020 ishin parashikuar dy ndeshje për kampionin e boksit por pandemia si dhe dy fatkeqësi radhazi e ndaluan disi hovin e Floyd.

Në fillim ai humbi xhaxhain e tij e më pas ish-bashkëshorten, mamaja e 3 fëmijëve të tij.

Por tashmë ai duket se e ka marrë veten nga këto dy fatkeqësi.

“Ne jemi duke punuar për diçka tani në Tokio, por nuk e di nëse do të ndodhë më 2020-ën apo më 2021-shin. Jam i hapur për një tjetër ndeshje me Connor McGregor, por vetëm në boks dhe jo Arte Marciale të Përziera”, deklaroi Mayweather.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here