Ironia e Manjanit: Pesë dështimet e Bashës! Trupi i tij u bë autostradë…

0
80

Nga Ylli Manjani

1. Do kufizonte mandatin e kryeministrit. Jo më shumë se 2 mandate. Por nuk kufizon dot mandatin e vet në parti. Ka hyrë tek i treti pasi humbi çdo gjë në dy të parat.

2. Do bënte Shqipërinë me Senat, por edhe atë pak parlament që ka ngelur do t’ia dorëzojë policisë dhe Prokurorisë.

3. Do bënte sistem të ri zgjedhjesh. Ndërkohë propozon që deputetët t’i zgjedhë SPAK-u, jo populli.

4. Do zhbënte ndryshimet kushtetuese të 2008-ës. Në fakt propozon ndryshime të tjera që e kthejnë vendin në kushtetutën e 1976-ës.

5. Do kthente normalitetin demokratik, por na propozon frontin demokratik të gjyqeve publike.

Nuk po përsëris këtu numrin e pafundëm të rasteve ku do të duhej të kalonin mbi trupin e tij… Trupi i tij u bë autostradë ku qeveria moniste ecën me shpejtësi të lartë.

Por këto propozime dhe sjellje publike janë të Lulit, jo të miat. Unë thjesht po i sjell në vemendje…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here