Nderon serbët e rënë në 1389-ën, politikanë, diplomatë dhe analistë nga Kosova kritikojë Grenell si “serbomadh”

0
81

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Riçard Grenell, po kritikohet për qëndrimet e tij mbi historinë të cilat mbështetin linjën serbe.

Shkak për polemikat u bë deklarata e së hënës, kur me rastin e përvjetorit të Betejës së Kosovës, të 28 qershorit 1389, ai nderoi serbët e vrarë në luftën kundër pushtimit otoman.

“Sot ne nderojmë heronjtë e Vidovdanit,” shkroi Grenell në Twitter.

Por paraqitja prej tij e fakteve hasi kundërshti në qarqet politike dhe intelektuale të Kosovës, duke u kritikuar për anshmëri ndaj serbëve.

E para që reagoi ishte ish-ambasadorja kosovare në SHBA, Vlora Çitaku.

“Ajo nuk ishte betejë serbe; kundër pushtimit osman luftoi ushtria ballkanase. Kjo betejë u kthye në një mit që ende vazhdon të ushqejë nacionalizmin serb,” shkroi Çitaku.

Inertet në Fikas, fshati afër kryeqytetit është shndërruar në landfill
Edhe ish-kryediplomati, Behgjet Pacolli shtoi se Grenelli ishte keqinformuar për ngjarjen, ndërsa më i ashpër u tregua analisti Enver Robelli.

“Paska folur si mitingash në tubimin e Sllobodan Millosheviqit në Gazimestan më 28 qershor 1989. I paska përkujtuar «heronjtë e Vidovdanit», «betejën kundër otomanëve», «martirët e shenjtë serbë» dhe «Shën Car Lazarin». Grenelli po luan rolin e propagandistit serbomadh, të shërbëtorit të Aleksandar Vuçiqit dhe manipuluesit të historisë,” shkroi Robelli në Facebook.

Rreth 1 mijë serbë nga Kosova, Serbia dhe vende të rajonit u mblodhën të hënën në Gazimestan, rreth 15 km larg Prishtinës, për të shënuar atë që ata e quajnë ditën kombëtare.

Zyrtare, Frank De Boer nuk është më trajneri i Holandës
Një shërbesë përkujtimore mbajti edhe kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, duke thënë se “ne i shohim shqiptarët si vëllezërit tanë”.

Ndërkohë në Gazimestan, më 28 qershor 1989, ish-presidenti serb, Milosheviq, e përdori ditën e shënuar për të paralajmëruar edhe ndërhyrje të armatosura kundër shqiptarëve të Kosovës dhe rebelëve të tjerë në shtetet ish-jugosllave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here