Zbardhet përgjigja e Ministrisë së Drejtësisë kthyer babait të gjyqtares së vrarë nga ish-burri

0
160

Zbardhet letra me përgjigjen kthyer babait të gjyqtares së vrarë nga ish-bashkëshorti, Fildeze Hafizi.

”Po ushtrohet dhunë fizike dhe psikologjike dhe zvarritje e qëllimshme e procesit nga gjykata”, ankohej në Ministrinë e Drejtësisë Bynjamin Hafizi.

”Shuplaka” zbulon përgjigjen që përgjegjësja e Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun Valbona Kryemadhi i kthente të atit të së ndjerës në datën 7 qershor 2016.

Zgjidhja e martesës me Fildeze Hafizit dhe Fadil Kasemit  kishte marrë urdhër të prerë. Edhe pse seancat janë shtyrë, sërish kanë qenë konform ligjit, sipas kontrollit që ministria ka kryer.

Po kështu lidhur me urdhrin e mbrojtjes gjykata ka vendosur pushimin e çështjes. Në letër  nuk specifikohet pse. ”Na vjen keq që ju ka ardhur ky shqetësim dhe se nuk keni gjetur ende zgjidhje në rrugë zyrtare”, thuhet mes të tjerave në letër duke u mbyllur: ”Na vjen keq që nuk mund të bëjmë më shumë për çështjen tuaj”./shuplaka

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here