E rëndë në Greqi/ Bullizmi” për peshën e saj e çoi 14-vjeçaren drejt operacionit dhe vdekjes

0
86

Një 14-vjeçare e cila ju nënshtrua një operacioni për të rënë nga pesha, humbi jetën 2 ditë pas operacionit.

Ngjarja ka ndodhur në një klinikë private në Selanik, ku siç u zbulua nga babai i 14 vjeçares ajo bëri operacionin për të vendosur  një balon gastrik, i cili do ta lejonte që të humbte peshë.

Vajza vdiq 2 ditë më vonë.

Sipas priftit, vajza e tij ishte kishte dhimbje të padurueshme pas operacionit.

Mjeku e siguroi atë dhe i tha se është normale që fëmija të ketë dhimbje pas një operacioni të tillë dhe se gjithçka do të jetë mirë.

Sidoqoftë, arsyeja pse familja mori vendimin të vendosë një unazë gastrike te 14 vjeçarja lidhet me bullizmin që i ishte bërë në shkollë.

Sipas priftit, vajza u “ngacmua” vazhdimisht për peshën e saj nga disa fëmijë në zonë, por edhe mjedisi i shkollës, shkruan protothema.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here