Italia drejt normalitetit, mbetet në fuqi vendimi për mbajtjen e maskës

0
89

Italia një ndër vendet më të prekura nga pandemia e Covid 19 duke filluar nga e hëna e 21 qershorit do të kthehet e gjitha në zonë të bardhë pa shtetrrethim.

Mediat vendase bëjnë me dije se në Itali do të vijojë që të mbahet edhe për pak kohë simboli i fundit i pandemisë që është maska.

Do të jetë Komiteti Teknik Shkencor ai që do të japë vendimin për mbajtjen apo jo të tij. Ndërkohë edhe transporti publik është drejt kthimit në normalitet ku në disa rajone si Lombardia, Emilia Romagna dhe Piemonte është rritur kapaciteti i pasagjerëve në autobusë.

Ndërkaq pritet që javën e ardhshme të takohen ekspertët ku do të dalin dhe në përfundim të situatës në të cilën ndodhet vendi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here