E VËRTETA e vaksinimit në Shqipëri!

0
154

Nga Kastriot Islami

Ja e VËRTETA e Vaksinimit e lidhur me realitetin shqiptar meqë ndonje pyet për të vërtetën në realitetin shqiptar apo Kryeministri mburret me sasinë e “siguruar” të vaksinave, duke mbajtur sekret origjinën e tye: Ja sa është SASIA E VAKSINAVE per 100 banore…:

1) Emiratet e Bashkuara Arabe, vëndi i parë në botë

1) Izraeli, vendi i dytë në botë,

3) Britania e Madhe, vendi i tretë në botë,

4) SHBA me 94,5 % të popullsisë së vaksinuar;

5) Kina me 68,8 % të popullsisë së vaksinuar;

6) Europa me 59,97 % të popullsisë së vaksinuar;

7) I gjithë globi (planeti) me 33,17 % të popullsisë së vaksinuar;

Dhe nga fundi, Shqipëria jonë e dashur por e mburrjeve të mëdha qeveritare, me 29,98 % të popullsisë së vaksinuar… Pra as sa e gjysma e popullsisë së Europës… Dhe më e  ulët se vlera mesatare e të gjithë planetit (ku futen edhe vëndet afrikane, aziatike e ato në luftë e në konflikte të armatosura…)… Ky është minimalisht TURP…

Kjo është e VËRTETA e hidhur, por e mbetur lakuriq nga gënjeshtrat e mashtrimet që rezultojnë me veshje luksi e armatim kriminal të sofistikuar…

Jam koshient që dikush do të komentojë duke thënë se aktualisht jemi “shumë mirë” dhe do të më akuzojë se po nxij nga inatet personale arritjet e mëdha të këtij kryeministri?! Duhet patur parasysh se kjo “gjendje “e mirë” ku jemi sot apo që i duket dikujt aktualisht se është e “mirë”, ka ardhur sepse qeveria i la qytetaret për disa muaj në mëshirë të fatit përballë COVID-19 dhe prandaj sot rezultojnë (lexoni portalin e insititutit të famshëm amerikan healthdata: https://covid19.healthdata.org/albania?view=cumulative-deaths&tab=trend) rreth 16 mijë viktima nga COVI-19. Me këtë shifër të viktimave nga COVID-19 që duket se jemi “mirë” sot, Shqipëria është në vendin e parë në botë për frymë të popullsisë përsa i përket viktimave të shkaktuara nga COVID-19…

Kjo është e VERTETA e hidhur e lidhur me realitetin tonë… Qoftë me kaq…!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here