Shtyrja e futbollistit e shtriu përtokë 75-vjeçarin, rrëzimi i trajnerit shqiptar bën xhiron e botës…

0
73

Miqësorja mes Uellsit dhe Shqipërisë përfundoi me rezultatin 0-0. Por, përtej rezultatit, një fragment ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja që kishte të bënte pikërisht me incidentin që shkaktoi një lojtar uellsian ndaj teknikut italian Edi Reja në minutën e 58-të ndeshjes. E gjitha ndodhi pas një dyluftimi në mesfushë mes Manajt dhe Davies, ku ky i fundit ka shtyrë sulmuesin e kombëtares sonë në afërsi të stolit kuqezi dhe për pasojë ka rrëzuar edhe trajnerin Reja. Tekniku italian reagoi menjëherë dhe u shfaq i nervozuar për veprimin e lojtarit të Uellsit. Davies u ndëshkua me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Manajt, ndërkohë që momenti i incidentit me trajnerin e Shqipërisë është bërë viral në rrjetet sociale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here