Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë si pasojë e virusit SARS-COV-2.
Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 12 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Informacioni është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2955 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 72.637 doza të vaksinës.
Nga 2676 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 182 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.564
Në total numri i rasteve aktive është1652.
Mbani maskat!