Open Data Albania: Ja kush e kryeson listën e bashkëshorteve më të pasura VIP

0
402

Bashkëshortja e deputetit socialist, Taulant Balla, Iris Pekmezi, duket se është gruaja më e pasur e politikanëve në Shqipëri. Ndërsa pritet që raporti mbi pasuritë e bashkëshorteve të politikanëve shqiptarë të publikohet të shtunën, drejtoresha e ‘Open Data Albania’, Aranita Brahaj, ka zbuluar disa detaje në faqen e saj në “Facebook”.
Sipas Brahajt, bashkëshortja e deputetit socialist Taulant Balla, Iris Pekmezi ka lënë pas edhe gruan e kryeministrit Rama.

“Meqë po afron fundjave dhe lajmet duhen pak me rozë: a e dini se këtë vit bashkëshortja e kryeministrit ka shënuar me pak te ardhura se ajo e deputetit Balla. Burri i një deputeteje me më shume te ardhura vjetore është ai i Olta Xhaçkes ndërsa nga bashkëshortet me VIP ne çështje parash kryeson zonja Angjeli …. te shtunën lexoni renditjen e deputeteve sipas pasurisë dhe begatisë në vitit 2015 … tek Open Data Albania natyrisht.”- shkruan Brahaj në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency