Makina me kanabis në autostradë, reagon policia

0
347

Policia e Fierit reagoi pas lajmit të publikuar nga lapsi.al për një makinë “Mercedes” që transportonte kanabis në autostradën Fier – Lushnje (foto sipër). Në reagimin dërguar në redaksinë e lapsi.al policia sqaron se bëhet fjalë për një makinë të saj që kishte transportuar disa rrënjë kanabis të sekuestruar në fshatin Bishtqethem.

“Në datën 1 shtator 2016, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë verifikuan një informacion të marrë në rrugë operative se në fshatin Bishtqethem, Kolonjë, pikërisht në banesën e shtetasit Dhimitër Veliu, mund të kishte të kultivuara bimë narkotike. Nga kontrolli i kryer në banesen e shtetasit Veliu si dhe në tokën e tij pranë banesës u gjetën të kultivuara 59 bimë narkotike si dhe degë bimë narkotike e tharë ku nga peshimi rezultoi 4.3 kg. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes asgjësoi me anë të djegies bimët narkotike si dhe u morën në cilësinë e provës materiale 6 bimë narkotike, për t’u dërguar për ekzaminime të mëtejshme laboratorike. Kjo provë materiale e sekuestruar është transportuar nga ana e grupit hetimor me automjetin tip Mercedez-Benz, me ngjyrë të zezë me targa LU 0276 C në përdorim nga shërbimet e Policisë Kriminale të Komisariatiat të Policisë Lushnjë”.

Por ky njoftim i policisë nxjerr në pah së paku dy probleme. Së pari Lapsi.al verifikoi në sistem targën e mjetit. Ajo rezulton se i përket një Audi të kuq dhe jo Mercedesit të policisë. Për pasojë ky mjet i policisë së shtetit lëviz me targa false.

Së dyti, transportimi i lëndëve narkotike kaq hapur me “mjete rrethanore”, në rastin më të mirë është mungesë serioziteti dhe profesionalizmi dhe në më të keqin është dëshmi se kanabisi nuk u bën më përshtypje as forcave të policisë, pasi ai ka pushtuar fusha, male e tashmë edhe rrugët e vendit, derisa ka arritur edhe nëpër studio televizive. Policia ka mjete të posaccme për të transportuar prova materiale për raste hetimesh për vepra penale, qoftë kjo lëndë narkotike, armë etj. Me këtë mënyrë transporti ajo shkakton efekte negative tek qytetarët, që shohin makina pa shenja dalluese të policisë, të mbushura me drogë, që lëvizin lirshëm pa u bezdisur nga askush. Vënia e ccdo makine që policia ka në regjistrat e saj në përdorim të sekuestrimit të drogës është gjithashtu provë për situatën e rëndë të kultivimit të kanabisti. Edhe sqarimi që bën policia për këtë rast, është prova më e mirë se kanabisi nuk mbillet vetëm në zonat e thella malore, por edhe mu në zemër të Myzeqesë. /Lapsi.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency