“Jam në një lidhje”, Mariza Ikonomi flet për eksperiencën e saj në mësimdhënie

0
876

Mariza Ikonomi po përjeton një histori të bukur dashurie, dhe  konfirmoi që është në një lidhje dhe tha se është shumë mirë, por preferoi të mos zbulojë më tepër. Me humor u përgjigj këngëtarja teksa u pyet nga Ola nëse ishte artist. “Është dashurist”, tha ajo.

Mariza është një këngëtare, e cila ka preferuar të eksperimentojë edhe në fusha të tjera. Një prej tyre është edhe moderimi, këngëtarja ka patur një program që mbante emrin e saj “Me Marizën”. Teksa në studio u shfaq një fotografi e saj me Zhani Cikon në shtëpinë e tij, këngëtarja zbuloi se i pëlqente që shpesh të shkonte në shtëpitë e artistëve, pasi shtëpitë e artistëve flasin. “Është e pamundur që një shtëpi artisti të mos flasë”, tha ajo.

Ndërkohë këngëtarja së fundmi ka filluar të japë mësim. Mariza zbuloi se kishte menduar ta realizonte mësimdhënien rreth moshës 45-vjeçare, por e nisi më herët si diçka të nevojshme. Ajo tha se merr shumë kënaqësi nga studentët.

 

 

“Mësimdhënia është dhe një nga misionet më të vështira dhe më të bukura”, tha ajo. Përveç muzikës Mariza jep edhe teknologji muzike, ajo zbuloi se ka parë shumë talente, të cilët në një të ardhme do të dëshironte shumë që të shfaqeshin.

Mbrëmja u mbyll me këngën e preferuar të Marizës dhe familjes së saj, “O vemi ,o s’vemi”, të cilën këngëtarja e këndoi me Endrin dhe Stefin duke dhuruar momente shumë të bukura në studio.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here