Muralja e Bashkisë së Tiranës/ Vajza e Feim Ibrahimit flet troç: Ndoshta goditje për qëndrimet e mia kritike ndaj qeverisë

0
194

Etrita Ibrahimi, pianistja e njohur, vajza e kompozitorit Feim Ibrahimi, e ftuar në programin e Adi Krastës në SYRI TV, ajo komentoi faktin se në pallatin ku ka jetuar Ibrahimi, por edhe Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, është vendosur një murale nga Bashkia e Tiranës.

Por në murale nuk ka asgjë nga Feim Ibrahimi, por vetëm nga Agolli dhe Kadare.

“Ndoshta është një mënyrë për të më goditur mua që shpesh herë shprehem kundër mënyrave se si qeveriset ky qytet. Sinqerisht më ka befasuar dhe më ka lënduar kjo zgjedhje, jo vetëm si vajza e tij, por si artiste në radhë të parë,” tha ajo.

“Realisht na ka ardhur një kërkesë nga Bashkia për të dhënë shtëpinë për muze. Nuk e kemi pranuar. Mamaja ime në radhë të parë dhe unë e mbështes. Do ishte e bukur nga ana muzeale, Kadare, Agolli dhe Ibrahimi në një pallat. Por unë dhe mami jemi shumë të lidhura me atë shtëpi. Aty ka gjithçka të jetës sonë. Dëshira jonë është që nëse do e bënim muze, do donim ta bënim vetë, pa ia dhënë kujt tjetër, qoftë edhe Bashkisë së Tiranës,” tha ajo.

“Ai mural nuk më pëlqen, ka dalë si një kuadër i realizimit socialist. Ibrahimi nuk ka qenë kurrë anëtar i partisë. Ai ka qenë apolitik totalisht. Politika e tij ka qenë arti dhe vetëm arti”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here