Sara dhe Atdheu para pak ditësh u larguan çift nga “Përputhen”, por shumë komentues në rrjete sociale aludojnë në atë se dyshja vetëm aktruan.
Madje, në ditëlindjen e Atdheut ajo nuk u pa askund prezente, ndërsa ish-konkurrenti festoi mes vajzave gjysmë të zhveshura në klub e jaht.
Pas gjithë kësaj, Sara reagoi me një video ku shihej Atdheu duke vallëzuar me konkurrentë të tjerë të “Përputhen” dhe injoronte atë.
“Ka qen koha qe sma varte”, shkruan ajo sipër videos.
Ndërsa, Atdheu e rishpërndau atë duke shkruar “Ndodh shpesh kur e do nje person shume dhe nuk di se si te reagosh para atij personi”.