Rama publikoi shqiponjën e pikturuar tmerrësisht keq/ Komentuesit e masakrojnë: Siç ke pikturën je edhe kryeministër

0
170

Sot Kryeministri i vendit Edi Rama publikoi në rrjetet sociale një foto të shqiponjës dykrenare, mesa duket të vizatuar prej tij. Mirëpo, komentuesit “kritikë” kanë nisur ta ngacmojnë sepse sipas tyre, shqiponja “ka dalë si laraskë”.

“Nder i madh për mua”, ka shkruar Rama mbi fletën e bardhë dhe ka vizatuar shqiponjën. Në fund ai shkruan dhe “Faleminderit”. Komentet e qytetarëve janë nga më të ndryshmet, disa thotë se s’ka mundësi ta ketë bërë ai, por Zaho i vogël.

Të tjerë e ngacmojnë duke i thënë se kot e mban veten për piktor.

Ka edhe komente të tilla si: Siç ke shkrimin je edhe kryeministër, Çfarë ke vizatuar more burr i dheut, sorrë!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here