Klononin kartat bankare të shtetasve të huaj, si u zbuluan 2 të rinjtë. Detaje nga operacioni ‘Smartphone’

0
96

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me operacionin e koduar ‘Smartphone’, ku u arrestuan dy të rinj. Gazetarja Dorjana Bezat në një lidhje live për ‘News24’ tha se hetimet nga ana e policisë kishin nisur 4 muaj më parë kur një kompani celulare kishte denoncuar rastin e një transaksioni bankar.

Qirakjo Topi dhe Irgen Basha akuzohet se përmes një sistemi elektronik kanë mundur që të klonojnë karta që shtetas të huaj i përdornin për blerje online. Ndërkohë, Bezat tha se dëmi i përllogaritur deri më tani për një kompani është rreth 33 milionë lekë.

Po ashtu po hetohet edhe nëse ka kompani të tjera që kanë rënë pre e mashtrimit. Sipas Bezatit, të rinjtë, me kartat e shtetasve të huaj blinin pajisje në kompani celulare, dhe më pas i ndryshonin atyre destinacion. Mes të tjerash dyshohet se bashkëpunëtorë janë 5 shtetas të tjerë, 2 prej tyre të huaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here