Shkon të rinovojë dokumentet, arrestohet shqiptari në Kretë i akuzuar për vrasje para 11 vitesh

0
104

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar gjatë ditës së djeshme, 25 maj në Kretë pasi dyshohet si autori kryesor i një vrasjeje të ndodhur 11 vjet më parë në Lamia.

Mediet greke raportojnë se ai ishte shpallur në kërkim 11 vite më parë dhe qëndronte i fshehur në Kretë.

Ai është arrestuar në momentin kur kishte shkuar për të firmosur rinovimin e dokumenteve të qëndrimit në Greqi.

E pyesin për Berishën non – grata, Rama flet për objektivat: Të shmangim telenovelën rraskapitëse
Pas verifikimeve, policia zbuloi se 35-vjeçari kërkohej për vrasjen e një bashkëatdhetari të ndodhur në Lamia në vitin 2009.

Ai do të transferohet në Lamia për procedurat e mëtejshme, raporton media greke.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here