‘5000 vdekje shtesë këtë vit, prej menaxhimit skandaloz të COVID pa testim dhe trajtim’

0
87

Nga Erion Dasho.

Përgjatë gjithë pandemisë, boratët e komitetit të të paaftëve janë përballuar me një pyetje të cilës nuk i kanë dhënë dot përgjigje: “Pse vdekjet shtesë janë rritur disafish më tepër se numri i raportuar i vdekjeve nga COVID-i?”

Të vendosur përballë një fakti të pamohueshëm, ata janë munduar të bëjnë bisht duke deklaruar se vdekjet shtesë nuk i dedikohen COVID-it, por edhe sëmundjeve të tjera të cilat janë anashkaluar nga pacientët gjatë vitit të pandemisë.

Me publikimin e shkaqeve të vdekjeve nga INSTAT kjo alibi merr fund. Tre shkaqe vdekjesh, Sëmundjet e Aparatit të Qarkullimit të Gjakut (të gjithë shqiptarët e mbajnë mend se si vdekjet nga COVID klasifikoheshin si “pushim zemre”), Sëmundjet e Aparatit të Frymëmarrjes (sepse COVID është një virus respirator) dhe Shkaqet e Papërcaktuara (sepse një pjesë e madhe a atyre që humbën jetën nuk testoheshin) përbëjnë 5,576 nga 5,668 vdekje shtesë (98.4%).

Traumat janë ulur me 120, kurse gjithë shkaqet e tjera të vdekjeve janë rritur vetëm me 278 vdekje ose 4.9%.

Boratë!

Me vendim-marrjen tuaj të diktuar nga politika, ju morët në qafë qytetarët shqiptarë duke u shkaktuar atyre rreth 6,000 vdekje shtesë gjatë vitit 2020 dhe rreth 5,000 vdekje të tjera shtesë gjatë katër muajve të parë të vitit 2021.

Ato i dedikohen menaxhimit skandaloz të COVID-it, kur ju as testuat, as gjurmuat dhe as trajtuat shqiptarët e sëmurë.

Koha për të dhënë llogari për këto vdekje asnjëherë nuk ka për të kaluar…

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here