Nga nesër Turqia do të lehtësojë kufizimet kundër koronavirusit…

0
95

Turqia do të nisë që të lehtësoje masat e saj strikte kundër koronavirusit duke filluar nga e hëna.

Shtetrrethimi do të hiqet gjatë ditës, dhe do të jetë në fuqi vetëm gjatë natës dhe në fundjavë.

Presidenti i vendit Tayyip Erdogan deklaroi të premten se Turqia do t’i lehtësojë masat anti-covid të cilat u vendosën dy javë e gjysmë më parë gradualisht, dhe në qershor do të ketë një relaksim edhe më të madh të masave.

Autoritetet turke i shtrënguan masat pasi numri i rasteve ditore u rrit në mbi 60,000 në prill, një nga rritjet më të larta në të gjithë botën, kurse viktimat arritën në gati 400 në ditë.

Deri më 1 qershor, qytetarët do të duhet të qëndrojnë në shtëpi mes orës 21:00 dhe 5 të mëngjesit gjatë ditëve të javës dhe nga e premtja në mbrëmje deri të hënën në mëngjes, përveç rasteve kur duhet të plotësojnë nevoja themelore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here