Hedhja e shiringave në sheshin e Elbasanit, qytetarët flasin të shqetësuar: E rrezikshme, janë mbetje spitalore…

0
94

Qytetarët e Elbasanit e kanë konsideruar skandaloze heqjen e stendës së vaksinimit nga sheshi i qytetit dhe hedhjen e shirngave në tokë. Në një prononcim për FaxNeës, qytetarët shprehen se janë shumë të shqetësuar për përhapjen e infeksioneve.

Ata shtojnë se vendi duhet të ishte pastruar që në momentin që u hoqën stendat dhe jo të linin materiale të tilla të rrezikshme vërdallë.

“Papërgjeshmëri totale dhe burim infeksioni,”- shprehet një qytetar.

“Qysh kur u hoqën tendat duhet të ishin pastruar. Është shumë e rrezikshme se janë mbetje spitalore, duhet zgjedhur një mënyrë për tu grumbulluar dhe për tu asgjesuar,”- shprehet një tjetër qytetar.

Aktualisht në Elbasan janë vaksinuar mbi 47 mijë persona. Tashmë në këtë qytet do të vaksinohen përsonat nën moshën 55 vjeç në qendrat shëndetësore, duke mos e pasur më të nevojshme vendosjen e një stende. Pamjet me shiringat e hedhura në tokë që tregojnë papërgjegjshmërinë e punonjësve të Drejtorisë Rajonale të Kujdesit Parësor Shëndetësor në Elbasan.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here