Prangosen 3 “Skifterat” bënin kërdinë me vjedhje…

0
121

Pas një pune intensive hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier zbardhën disa vjedhje të cilat ishin kthyer në shqetësim për banorët e Fierit.

Si rezultat u ndaluan shtetasit: K.D, 18 vjeç, banues në Fier, O.L, 15 vjeç, banues në Fier dhe K.Gj, 15 vjeç, banues në Fier të dyshuar si autorë të këtyre vjedhjeve.

Konkretisht, shtetasit e mësipërm dyshohet se kanë vjedhur:

Një furrë buke në lagjen “Apolonia”, Fier, portofolin e shtetases A.H në Lushnje, një biçikletë në lagjen “Kastriot” Fier,

një sasi lekësh në një mjet tip furgon në lagjen “Kastriot” Fier, një telefon të markës “IPHONE 7”,

në një automjet në lagjen “Kastriot” Fier, disa sende nga një mjet tip furgon në lagjen “Liri” Fier, një sasi lekësh në një farmaci në lagjen “1 Maj” Fier,

një sasi lekësh në një makinë në lagjen “1 Maj” Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here