FOTO/ Rama vazhdon të këmbëngulë: Nuk ka shtyrje të zgjedhjeve. Dialog, por me …

0
187

Kryeministri Edi Rama gjatë në një intervistë për BNE IntelliNews se është i bindur që partia e tij do të fitojë bindshëm zgjedhjet e ardhshme për shkak të reformave që ka ndjekur në rritjen ekonomike, stabilizimin fiskal dhe reformat që sipas tij akne qenë më të thellat që nga rënia e komunizmit.

Rama i ka thënë gazetarit Andrew MacDowall se kërkon një mandat i ri për të çuar, sipas tij, rritjen ekonomike në 5 % dhe të thithë më shumë investime të huaja. Por, kriza politike që ka mbërthyer vendin me protestën e opozitës dhe bojkotin, Rama thotë se nuk e tremb.

“Askush nuk mund të shtyjë zgjedhjet sepse askush nuk ka fuqi për ta bërë këtë. Zgjedhjet janë për popullin dhe jo për partitë.

Është dita kur njerëzit kanë rëndësi dhe partitë marrin gjykimin për atë që kanë bërë. Në fund të fundit nuk janë opozitat që prodhojnë liri, por është liria që prodhon opozitën”- thotë Rama.

“E thashë shumë qartë se jam i hapur për çdo konsensus që nuk prek Kushtetutën. Ne kemi një datë zgjedhjesh, dhe ne kemi një qeveri dhe këto dy gjëra nuk mund të preken, por çdo gjë tjetër është e mundur.

Çdo gjë tjetër. Besoj se shumë njerëz e kuptojnë këtë në BE”- thotë ndër të tjera Rama.

Image

Lexo edhe:

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here