Kultura e dhunës

0
199

Nga Artan Fuga

 

Fuga_-_Photo1Baza e dhunës ndaj femrës dhe të rinjve në familje, si edhe ndaj të moshuarve, është me rrënjë kulturore te ne.

Parimet e kësaj kulture dhune i kemi të gjithë rrënjosur në arketip, vetëm ata që shkojnë në ekstrem dalin në gazeta.

1. Ndëshkimi i trupit rregullon veset e shpirtit.

2. Frika ruan vreshtin.

3. Të rreh ai që të do.

4. Burri është i forti, trau, i shtëpisë.

5. Dajaku ka dalë nga xheneti.

6. Dora që të ushqen nuk kafshohet (kafshohet goja që ushqen)

7. Dy të ngrëna nuk bëjnë keq, dy të rrahura po (një e rrahur nuk bën keq, edhe dy të rrahura nuk bëjnë keq)

8. Nderin e gruas e ruan burri (si një lloj polici)

9. Qeni duhet rrahur qysh i vogël.

10. Mos i kthe dorë babës!

11. Hallet e shtëpisë nuk dalin në pazar (vuaj dhunën në heshtje)

 

Çështja e dhunës fillon te përbuzja e kulturës së dhunës.

Gruaja shitëse, burri merret me furnizime.

Gruaja rrit fëmijët, burri sjell ushqimin.

Burri rri në kafe, gruaja sheh telenovela në shtëpi.

Burri është shef në punë, gruaja është vartëse.

Gruaja zhvishet nudo në ekrane, burri është telespektatori.

Dali behet inxhinier, goca mësuese.

Ndonjëherë më duket se jetoj në Jarabi Autiste.

Pastaj kur vriten rrugëve si miza bërtasim: Skandal!

Vetëm skandal nuk është, sepse skandali është ngjarje e rrallë dhe e papritur, kurse dhuna familjare dhe shoqërore, në forma të ndryshme, është e shtrirë gjerësisht gjithandej.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency