Në mes të luftës! Biden merr në telefon Presidentin e Palestinës

0
99

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka marrë një telefonatë “të rëndësishme” nga Presidenti i SHBA Joe Biden, tha zëdhënësi i Abbas. Kjo është thirrja e parë midis dy udhëheqësve që kur Biden mori detyrën në janar.

Biseda erdhi mes sulmeve të rënda në Rripin e Gazës. Biden dërgoi një të dërguar në rajon të premten për të ndihmuar në punën për qetësi.

Kryeministri izraelit i tha Biden se “të papërfshirët u evakuuan” nga blloku i kullës së Gazës që strehonte zyra mediatike, si dhe zyra dhe apartamente të tjera dhe që u shkatërruan më herët gjatë ditës në një sulm ajror izraelit.

Çfarë po ndodh në Palestinë?

Lufta mes Izraelit dhe Palestinës ka nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 140 viktima, mes tyre 40 fëmijë dhe 950 të plagosur. Deri më tani është shkatërruar me raketë godina e Al Jaseera dhe Assosiated Press në Gaza. Ende nuk është raportuar se sa viktima apo të lënduar kishte nga ky shpërthim i cili ishte i paralajmëruar. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here