I vihet flaka qëllimisht makinës në Krujë, shoqërohen 6 persona, Policia nis kontrollet në banesa…

0
203

Një makinë është djegur mbrëmjen e djeshme në Krujë, ndërsa ngjarja është e qëllimshme. Burime nga Policia bëjnë me dije se janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona, janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash.

Policia ndërkohë vijon hetimet për ngjarjen, ndërkohë që mjeti është në pronësi të shtetasit S.H.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.05.2021, në orën 22:30, në Krujë ka marë flakë në parkim mjeti tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit S. H.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes ku ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona, janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash.

Materialet i kaluan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here