Luan Baçi në Fier: Të votojmë për mirëqënien! Ti japim fund braktisjes së fshatit nga qeveria e mashtrimeve…

0
83

Luan Baçi, kandidati i PD-së në Fier,  ka bërë disa takime në fshatrat e këtirj qarku ku ka theksuar se “të dielën votojmë për mirëqenien, i japim fund braktisjes së fshatit nga qeveria e mashtrimeve. Ndryshim do të thotë subvencione për fermerët, çmim të ulur për karburantin, rrugë dhe ujë për tokat dhe qeveria Basha do ta shpërblejë punën e shqiptarëve.”

Banoret e Peshtanit në Fier u shprehen të zhgenjyer nga qeveria e Edi Rames dhe siguruan kandidatin e PD-së, Luan Baçi, se do te votojne te dielen per ndryshimin. “Ne paguajme shume taksa, çmimi I karburantit eshte I larte.  Une per frezen paguaj sikur kam makine, te parcela nuk shkojme dot se s’ka rruge, ndaj duhet ta rrezojme kete te keqe”, tha një fermer, ndërsa nje tjetër theksoi edhe probleme të tjera. “Të vijë 20 minuta ujë në ditë është turp. Një rrugë te parcela s’e ke. Këtu ka fëmijë të sëmurë që s’u japin KEMP-in, “shko në Tiranë” 0 u thonë prindërve. Po ku të shkojë me fëmije të sëmurë?!”

Banorët i thane kandidatit Luan Baçi se ne keto 8 vite ata janë lënë në harresë, pa marrë asnjë qindarkë nga subvencionet. Luan Baçi u shpreh se kjo do te ndryshoje pas 25 prillit.

“Me qeverisjen e PD dhe kryeministër Lulzim Bashën do të ndryshoje, do të ketë subvencione me aplikime te drejtpërdrejta, cmimi I naftës në ditën e parë të qeverisjes se PD do të ulet. E di mire sa të vështirë e kanë fermerët me këtë cmim karburanti kostoja e prodhimeve është e lartë. Një ulje e tillë e cmimit do të bënte që të jeni të konkurueshëm në treg. Ka ardhur koha të votojmë për ndryshimin, për të ardhmen e fëmijëve tanë, për paga më të larta, për subvencione në bujqësi, të votojmë për fëmijët tanë, për uljen e cmimit të energjisë, të votojmë për një të mirë të përbashkët, të nesërme të sigurtë, të votojmë për hyrjen e shqipërisë në BE. Unë jam I bindur se në 25 prill do votojmë në cdo cep të fierit në cdo cep të Shqipërisë për PD dhe kryeminisëtër Lulzim Bashën”, tha Luan Baçi.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here