Përdorimi i gazit, Henze: Qeveria Rama anti shqiptare! Ai dhe Lleshaj të çohen para gjyqit ndërkombëtar

0
130

Media në Kosovë raportojnë se qeveria “Rama” ka marrë gaz lotsjellës hua nga Policia e Kosovës për të shtypur protestat e opozitës gjatë vitit që lamë pas.

Lidhur me këto akuza dhe faktin që qeveria ka marrë gaz në një shtet tjetër për të sulmuar protestuesit paqësorë, ka reaguar dhe këshilltari i CDU-së gjermane, Martin Heze.

Në një reagim në Twitter ai thotë se kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj duhet të dërgohen  gjykatë ndërkombëtare për helmin e qytetarëve.

Duke komentuar lajmin për gazin lotsjellës nga Kosova, Henze shkruan: “Kjo tregon sesa e varfër dhe sa anti shqiptare është qeveria “Rama”. Përdorimi jo proporcional i gazit duhet të hetohet nga Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në Hagë. Lleshaj duhet të jetë në gjykatë pranë Edi Ramës”.

Qeveria “Rama” u akuzua nga opozita dhe mediat se tejkaloi të drejtën  e forcave të rendit për përdorimin e lëndëve kimike kundër protestës. Sipas raportimeve në media nga mjekë të ndryshëm, policia ka hedhur gaz më shumë sesa lejon rregullorja e shpërndarjes së turmave duke shkaktuar dëme te protestuesit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here