Juventusi mposhtet nga Atalanta, rrezikon edhe Championsin

0
129

Juventusi u mposhtë 1-0 nga Atalanta në Bergamo duke zbritur në vendin e 4-t dhe duke vendosur në rrezik edhe pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Pa Cristiano Ronaldon i cili nuk ishte as në stol për shkak të një problemi fizik, Juventusi e kishte të vështirë të merrte maksimumin përballë Atalantës edhe pse mundësitë bardhezinjtë i patën me Moratën dhe Dybalan.

Golin e fitores për skuadrën e Gasperinit e shënoi Malinovsky, 4 minuta para fundit të kohës së rregullt, me një goditje nga distanca i ndihmuar edhe nga devijimi i pafat i Alex Sandros. Me këtë fitore Atalanta parakaloi pikërisht Juventusin në renditje duke u ngjitur në kuotën e 64 pikëve, 2 më pak se Milani i vendit të dytë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here