Aksidenti i rëndë në Bulqizë, policia del me deklaratë: E plagosura nuk është nëna e vajzës …

0
98

Një aksident i rëndë që i mori jetën një vajze 10-vjeçare ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Bulqizës. Policia ka dhënë versionin zyrtar të ngjarjes, ndërkohë që mësohet se e plagosura nuk është nëna e saj.

 

Rreth orës 18.20, në lagjen e Re, në qytetin e Bulqizës, shtetasi Z. Sh., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar dy këmbësore.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Bulqizës, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti ka humbur jetën e mitura rreth 10 vjeçe, ndërsa shtetasja Sh.Sh., ndodhet për ndihmë mjekësore në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here