Apeli i mjekut Tritan Kalo: Ja 3 këshilla për të mposhtur Covid-in….

0
140

Mjeku infeksionist Tritan Kalo e ka nisur ditën me një mesazh për qytetarët, ndërsa ka dhënë informacion edhe për situatën në spitale.

Kalo shkruan se fatmirësisht ka rënë numri i të shtruarve në spitale, si dhe numri i vdekjeve, por nuk mund të thërrasim ende “Fitore”.

Maskë, higjienë personale e kolektive, distancim fizik, si dhe vaksinimi kur është e mundur. Këto janë këshillat që ka mjeku për qytetarët.

Postimi nga Tritan Kalo

“Kohë kovidiane…. 11.04.2021…. Dita e punës fillon herët në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUNT/Covid-1….Turni i parë është aty duke u përkujdesur me dashuri e profesionalizëm, për të së prekurit nga forma të rënda të infeksionit Sars-Cov2/Covid-19….Mosha e të shtruarve varion nga 31-72 vjeç, me ose pa sëmundje bashkëshoqëruese….

Numri i të shtruarve vërtet ka rënë kohët e fundit, fatmirësisht edhe humbjet e jetëve të të prekurve nga kjo “flamë mbarëbotërore”, por kemi ende udhë për të bërë deri sa njëzëri të thërrasim FITORE!!!….

Në ndërkohë miq, të afërm, kolegë e bashkëkombas mos e nënvlerësoni efektshmërinë e trinomit të masave: MHD (Maskë, Higjenë personale e kolektive, Distancim fizik kur dhe ku është e mundëshme), si dhe mundësinë e të Vaksinuarit me rastin më të parë që ju ofrohet….

T’i mundësojmë vetes një jetë me sa më pak rrezikshmëri nga virusi jetëlëndues e jetëmarës i Sars-Cov2/Covid-19….Përkushtimi, Puna, Profesionalizmi dhe Përkujdesja e jonë ndaj jush KURRË nuk do të mungojë…Together forever!!!”, shkruan Tritan Kalo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here