Temperaturë dhe kollë, Alexei Navalny shtrohet në spitalin e burgut…

0
168

Alexei Navalny është zhvendosur në një institucion mjekësor për t’u trajtuar për një sëmundje të mundshme respiratorë ndërsa është testuar edhe për Covid-19.

Sipas raportimeve të një gazete ruse, kritiku i Kremlinit ka pasur temperaturë dhe një “një kollë te keqe”.

44-vjeçari është shprehur në mediat sociale se 15 të burgosurit në repartin e tij të burgut po trajtohen në spital për tuberkuloz ndërsa bënte shaka se marrja e kësaj sëmundjeje, mund t’i ofrojë lehtësim nga sëmundjet e tjera.

“Nëse kam tuberkuloz, atëherë mbase do të përjashtojë dhimbjen në shpinë dhe mpirjen në këmbë. Do të ishte mirë,” shkroi ai në rrjetet sociale.

Gazeta “Izvestia” më vonë publikoi një deklaratë nga shërbimi ndëshkimor shtetëror që informonte se Navalny është zhvendosur në një spital të burgut pas kontrolleve që treguan se kishte shenja të një sëmundjeje të frymëmarrjes, përfshirë edhe temperaturë të lartë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here