Home Sport Briken Calja nuk zhgënjen, i jep dy medalje Shqipërisë në Europian

Briken Calja nuk zhgënjen, i jep dy medalje Shqipërisë në Europian

0
147

Mbrëmje pozitive për Shqipërinë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Moskë teksa Briken Calja merr 2 medalje, të argjendtë dhe bronzi, në shtytje dhe në dygarësh, në kategorinë për peshat deri në 73 kg.

Me 336 kg në total peshëngritësi kuqezi u rëndit në vendin e tretë në Europian. Nuk shkoi gjithçka sipas parashikimeve të paktën në stilin e shkëputjes ku me 152 kg u rendit në vendin e katërt dhe 10 gramë më shumë se rivali në peshë trupore e nxori nga podiumi.

Në shtytje, Calja dështoi në provën e parë me 183 kg ndërsa në provën e dyrë arriti të mbajë lart 184 kg, peshë që i dhuroi në fund medalje argjendi në këtë stil. Calja dorëzon fronin e kampionit të Europës po dy medalje në Rusi janë një sukses i madh për shtangën kuqezi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here