Itali/ Tentoi të djegë gruan dhe veten, gruaja shpëton, vdes në spital shqiptari

0
242
Ka ndërruar jetë në spitalin Niguarda të qytetit të Milanos shqiptari që pasditen e së premtes tentoi të djeg të gjallë në banesë e tyre bashkëshorten e tij 41 vjecare.
Gjëndja e tij shëndetësore qysh në momentet e para pas ngajrjes ishte shfaqur mjaft e rëndë për shkak se në 97 % të trupit kishte marrë djegje të shkallës së tretë.
Policia italiane ka saktësuar se shqiptari që ndërroi jetë është i moshës 52 vjec. Hetimet kanë zbardhur se motivi i kësaj ngjarje të rëndë ka qënë kërkesa për divorc e bashkëshorts së tij 41 vjecare. Viktima nuk e pranonte idenë e ndjarjes nga e shoqja dhe gjatë muajit tetor pritej vendimi përfundimtar i gjykatës.
Cifti shqiptar jetonte në komunën e Gorgonzolas në provincën e Milanos e kishin 3 fëmijë të moshës 14 vjec, 22 vjec e 23 vjec. Gjatë tentativës së vrasjes bashkëshotja ka mundur të shpëtojë duke u hedhur nga dritarja e katit të parë.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency