Tuesday, April 30, 2024
Home Aktualitet Takim me të përndjekurit politikë, Lediana Fratari: Do të jem zëri juaj...

Takim me të përndjekurit politikë, Lediana Fratari: Do të jem zëri juaj dhe i çdo qytetari që kërkon të…

0
182
Kandidatja e Partisë Demokratike, Lediana Fratari, e ka nisur fushatën me ish të përndjekurit dhe të persekutuarit politikë.

Në nje takim të zhvilluar tek selia e Institutit për Studimet e Krimeve Kundër Komunizmit,  Fratari tha se ka mbështetjen nga të dy shoqatat e ish të persekutuarve, si personi i duhur për të përfaqësuar këtë shtresë.

Nebil Çika, Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të ish të Përndjekurve Politikë tha se Lediana Fratari do të çojë në parlament vlerat e familjes së saj atdhetare, që kanë kontribuar për vendin që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, tek lufta anti-fashiste dhe rezistenca antikomuniste.

Kandidatja e PD Fratari, deklaroi se është një detyrim politik dhe detyrim moral që të jetë zëri i shtresës së ish të përsekutuarve në regjimin komunist në parlament, në mënyrë që qeveria e Partisë Demokratike të përmbushë të gjitha angazhimet e marra.

 

 

“Programi i Partisë Demokratike, është një projekt politik, ekonomik dhe social për të nxjerrë shqiptarët nga mjerimi dhe kurrupsioni ku i ka zhytur qeverisja e socialistëve. Por veçanërisht, ish të përndjekurit politikë, do të trajtohen me prioritet, jo për mëshirë, por për të rivendosur nderin dhe dinjitetin e tyre në vend.”- tha Fratari.

foto galeri

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here