Tendenca e re e modës hollivudiane

0
133

emma-stone-fashionNëse keni ndjekur evenimentet e fundit festive në botën e yjeve, atëherë me siguri keni vënë re fustanin e aktores Blake Lively, të këngëtares Rita Ora si dhe të yllit të televizionit Kim Kardashian. Ajo që i lidh këto tri femra janë fustanet formale të zbukuruara me xhepa si aksesorë apo detal i ri i modës. Xhepat në fustanet japin një ndjesi relaksimi, madje edhe veshja më elegante, i tille siç është fustani i Kim Kardashianit. Fustani i bardhë Channel të cilin e mbante të veshur Blake Lively në qilimin e kuq në Kanë, gjithashtu kishte të qepur xhepa ku aktorja i mbante duart në to duke i bërë xhepat të theksohen edhe më shumë. Xhepat janë ideale edhe për veshje të përditshme, dhe deri më tani këtë lloj veshje e kanë praktikuar shumë femra të famshme, të tilla si Eva Longoria si dhe manekenja Chrissy Teigen.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency