Detaje të reja/ Përplas kalimtarin dhe u largua nga vendngjarja, pas disa minutash shoferi përfundon në spital

0
106

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti që ndodhi pasditen e sotme në qendër të qytetit të Fierit, ku një motor picerie ka qënë më shpejtësi tej normale të lejuara ku pranë vijave të bardha ka përplasur një të moshuar i cili po tentonte të kalonte rrugën nga njëra anë në tjetrën.

Drejtuesi i motorit pasi e ka përplasur të moshuarin është larguar nga vendngjarja por më pas është paraqitur në spitalin e Fierit pasi ishte dëmtuar nga përplasja.

 

Informacion paraprak

 

Sot rreth orës 18:25, në afërsi të qendrës së qytetit Fier, shtetasi A. A., 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Dayang” ka goditur një këmbësor, shtetasin F. M., 58 vjeç, banues në Fier.

 

Si pasojë e goditjes, është dëmtuar këmbësori dhe drejtuesi i motomjetit të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe

Motori godet kalimtarin dhe largohet nga vendngjarja, transportohet me urgjencë në spital një person (Video)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here