Humbja e gjyqit 110 milion euro/ Xhixho reagon ashpër: Shqiptarët do paguajnë për vendimet e kryeministrit arrogant

0
128

Kandidatja  e LSI-së për deputete Erisa Xhixho duke cituar shkrimin e VOA, reagoj ashpër për vendimin e gjykatyës ndërkombëtare në favor të biznesmenit italian Beccheti, ku vendi ynë duhet ti paguaj 110 milion euro, për shkakun e mbylljes së televizionit Agon Channal nga kryeministri Edi Rama.

Xhixho shkruan:

Humbja e Shqipërisë në gjyqin e arbitrazhit me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015 nga kryemistri Rama është një barrë e rëndë që ky person i vë në shpinë shqiptarëve.
Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID), një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë me 110 milionë euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”.
Ky dënim që përfaqëson dhe vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi do shlyhet nga shqiptarët, që pasi u lanë në mëshirë të fatit e pa asnjë ndihmë në mes të pandemisë, pasi u zhvatën nëpër koncesione, do paguajnë edhe për vendimet e kryeministrit arrogant.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here