Merret në pyetje nga Prokuroria zv/ ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj për konçesionet e dhëna

0
187

Prokuroria e Tiranës ka thirrur për të dëshmuar për konçesionet e dhëna në shëndetësi zv/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.   Marrja në pyetje që do të nisë javën e ardhshme do të bëhet pas hetimit të nisur kryesisht nga Prokuroria në lidhje me proçedurat dhe dhënies me konçesion të disa shërbimeve spitalore.   Përveç zv/ministrit Rrjepaj, janë thirrur për t’u pyetur edhe anëtarë të komisionit të tenderave në Ministrinë e Shëndetësisë. Hetimi për konçesionet në shëndetësi është nisur tre muaj më parë me inisiativë të Prokurorisë nga njësia task­forcë e Prokurorisë së Tiranës.   Në hetim janë marrë konçesioni për hemodializën me vlerë 86 milionë dollarë, ai për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë Dollarë si dhe konçesioni i check up­it falas.   Filimisht organi i akuzës ka sekuestruar dhe verifikuar dokumentacionin e nevojshëm në lidhje me proçedurat komplekse të dhënies me konçesion të shërbimeve publike dhe më pas ka vijuar me marrjen në pyetje të personave që kanë dijeni për çështjen. Konçesionet multimilionëshe të shërbimeve mjekësore e kanë vendosur ministrin Beqaj në qendër të akuzave të medias dhe të opozitës, pasi kompani të panjohura dhe pa eksperiencë kanë qenë përfituese të tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here