Policia arreston ish-sulmuesin e Gjermanisë, kishte trafikuar 310 kilogramë drogë

0
107

Mustafa Kuçukoviç është arrestuar ditën e sotme nga policia gjermane, pasi mbi të rëndon akuza e shitjes së lëndëve narkotike. 34-vjeçari kishte gati një vit që po përgjohej nga policia gjermane e cila është vënë në gjurmët e tij nga një rrjet ilegal mesazhesh i quajtur ”Enchro Chat”.

Kuçukoviç është me origjinë nga Bosnje Hercegovina, por familje e tij kishte emigruar herët në Gjermani, teksa ka luajtur dhe për kombëtaren e të rinjve të Gjermanisë në vitet 2004-2007.

Boshnjaku ka luajtur për ekipin e njohur në Bundesligë, Hamburgun, por u tërhoq nga futbolli në moshën 30 vjeçare duke arritur të sigurojë jetën në mënyre ilegale. Dyshohet se gjatë 1 viti, boshnjaku të ketë trafikuar 310 kilogram drogë, duke filluar nga kanabisi deri tek heroina e kokaina.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here