Astana vendos të huazojë Llullakun, e kërkojnë në Turqi por mbetet në Kazakistan

0
146

Aventura e Azren Llullakut te Astana nuk po shkon siç pritej dhe sipas mediave kazake, klubi kampion i Kazakistanit ka vendosur ta huazojë mesfushorin me tipare sulmuese të kombëtares shqiptare. Edhe pse është aktivizuar në 17 ndeshje të këtij sezoni që pas transferimit në janar, Llullaku ka luajtur vetëm 1 herë 90 minuta të plota dhe ka arritur të shënojë vetëm 1 gol.

Interesim të menjëhershëm për shërbimet e Llullakut ka shfaqur klubi turk i Akhisar Beledijesporit. Mediat turke raportojnë se skuadra ku në 6 muajt e fundit u aktivizua sulmuesi Sokol Çikalleshi, kërkon të plotësojë boshllëkun që ka në repartin e avancuar të krahut të majtë me shërbimet e Llullakut.

Megjithatë “Supersport” njofton se Astana ka vendosur ta huazojë Llullakun brenda kampionatit kazak. Skuadra e përzgjedhur për të është Toboli, i cili renditet pas 18 ndeshjesh të zhvilluara në vendin e 5-të dhe ka grumbulluar 20 pikë më pak se Astana. Në këtë mënyrë, futbollisti shqiptar do të humbë mundësinë të paraqitet në Ligën e Kampioneve të këtji sezoni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here