“Hero, model mes nesh”/ Reagimet në rrjet për fatin tragjik të Arjan Salës…

0
168

Reagime pafund në rrjet në lidhje me fatin e 33-vjeçarit Arjan Sala. Tashmë ai do të mbahet mend si hero. Raportohet se ai ka shpëtuar mbi 20 persona. Dyshohet se i riu ka humbur jetën si pasojë e flakëve që përfshiu magazinën e një qendre tregtare dy ditë më parë. Artistë, pedagogë, politikanë dhe qytetarë të thjeshtë i bashkon ngushëllimi dhe lutja për 33-vjeçarin.

Dom Gjergj Meta, shprehet në rrjete sociale se nuk ka dashuri më të madhe se e atij që jep jetën për miqtë e vet.

“Nuk ka dashuri më të madhe se e atij që jep jetën për miqtë e vet…”
Ndoshta nuk do ta kishim njohur kurrë emrin tënd, por sot Arjan Sala ti je heroi i shumkujt!
Të qoftë i lehtë dheu!
Pushofsh në paqe!”-shkruan Dom Gjergji.

Mes reagimeve, është edhe këngëtarja Rovena Stefa, e cila thotë se Sala na bën krenar. “Faleminderit Arjan Sala, ti sot na bëre të ndihemi krenarë që jemi shqiptarë!”-shkruan Stefa.

Reagimeve ngushëlluese i është bashkuar edhe Aldo Bumçi nga Partia Demokratike. Ky i fundit shprehet se shteti nuk po reagon, ndërsa lutjet shkojnë për Arjan Salën.

“Ku është SHTETI?????….apo është i zënë vetëm me ata që i quan ‘qytetarë’. Për ‘jo-qytetarët’ është vetëm mëshira e fatit!
Nuk dihet asgjë për fatin e 33-vjeçarit Arjan Sala që dy ditë më parë hyri në magazinën ku ra zjarri për të shpëtuar të tjerët…
Që nga e mërkura kur ra zjarri tek Casa Italia, vetëm SOT shefi i shërbimit zjarrfikës ka shkuar në vendngjarje ‘vullnetarisht’ sepse ende nuk ka asnjë njoftim ZYRTAR!
A ka mbetur ndonjë qelizë njerëzore në këtë qeveri….
Lutemi për ty Arjan! ??????”-shkruan Bumçi në rrjete sociale.

Një reagim i veçantë është ai i pedagoges Nevila Xhindi, e cila thotë se ka modele brenda nesh, por sa keq që nuk kemi nuhatje për t’i identifikuar sa janë gjallë.

“Po kërkojmë modele brenda nesh?
Po ore ka, dhe ka shumë, por sa keq që nuk kemi “nuhatje” e ti identifikojmë sa janë gjallë!
Respekt për këtë djalë model e për familjen që e rriti të tillë!
#njëriprejnesh
#naimorimendpolitika
#monumentnëtiranë
#fushataime”-shkruan Xhindi.

Gjithashtu, reagimeve i është bashkuar edhe Erion Kristo. Ai shprehet në rrjet se duhet t’i jemi mirënjohës heroit Sala.

“Shpresoj të mos e kem gabim, por është momenti të jemi mirënjohës ndaj heroit Arjon Sala, për shpëtimin e jetëve njerëzore nga zjarri i tmerrshëm. Heroi ynë. I përjetshëm qoftë kujtimi yt.”-shkruan Kristo.

Në prononcime për mediat, kanë reaguar edhe të afërmit e të riut, i cili është baba i një fëmije. Xhaxhai i tij tha me lot në sy, se Sala ka shpëtuar mbi 20 persona, ndërkohë që vetë nuk ia arriti të dilte. Ai tha më tej se tashmë shpresat i ka tek Zoti.

Mapo

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here